
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Laç ku një 45 vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike.
Sipas njoftimit të policisë mësohet se shtetasi Albert Mamli mekanik, teksa ishte duke punuar në servis e ka zënë poshtë kamioni.
Fatkeqësisht 45 vjeçari ka humbur jetën, ndërkohë grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë:
Në një servis automjetesh në fshatin Laç, Kurbin, shtetasi A. M. 45 vjeç, mekanik në këtë servis, duke punuar në një mjet kamion, dyshohet se aksidentalisht kamioni e ka zënë poshtë dhe për pasojë shtetasi A.M, ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.