Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

E rëndë në Kurbin, dy vëllezërit dhunojnë dhe qëllojnë me thikë 20-vjeçarin  

Shkruar nga Newsbomb
E rëndë në Kurbin, dy vëllezërit dhunojnë dhe

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kurbin, ku dy vëllezr kanë dhunuar babarisht një 20-vjeçar.

Në pranga kanë rënë shtetasit Jozef Caku (Jolici), 33 vjeç dhe Ervis Jolici, 31 vjeç (vëllezër), banues në Kurbin, për veprat penale “Vrasje me dashje” kryer në bashkëpunim “mbetur në tentativë” dhe “Dhunimi i banesës”.

Dy vëllezërit, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin E. K., (fqinjë njëri me tjetrin), i kanë shkuar në banesë dhe e kanë dhunuar fizikisht si dhe plagosur me mjet prerës. 20-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumes Tiranë nën asistencën mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në spital kishte mbërritur shtetasi E. K. 20 vjeç, banues në Kurbin, i plagosur në pjesë të ndryshme të trupit me mjet prerës, kanë organizuar menjëherë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e arrestimin e autorëve të dyshuar.

Si rezultat, falë organizimit dhe ndërhyrjes në kohë të shërbimeve policore, është bërë e mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasve J. C (J), 33 vjeç dhe E. J, 31 vjeç (vëllezër), banues në Kurbin, për veprat penale “Vrasje me dashje’kryer në bashkëpunim’mbetur në tentativë” dhe “Dhunimi i banesës”.

Dy vëllezërit, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta me të plagosurin E. K., (fqinjë njëri me tjetrin), i kanë shkuar në banesë dhe e kanë dhunuar fizikisht si dhe plagosur me mjet prerës. I plagosuri ndodhet në Spitalin e Traumes Tiranë nën asistencën mjekësore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese