
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kuçovë.
Bëhet me dije se mbrëmjen e djeshme një grua 62-vjeçe, e cila prej vitesh jetonte në karrocë ka gjetur vdekjen, pasi ka rënë nga një lartësi 1 metër.
Viktima Beruze Bejdo 62-vjeç, është nxjerrë nga familjarët për të marrë ajër në ballkon. Por në një çast kur ishte vetëm në përpjekje për të rrotulluar karrocën, ka rënë nga ballkoni në një lartësi prej 1 metër.
Menjëherë është dërguar nga familjarët në spitalin e Beratit, por fatkeqësisht nuk mundi të shpëtonte, pasi kishte marrë plagë të rënda.
Mjekët konfimuan se ajo kishe marrë një goditje të fortë dhe kishte pësuar çarje në kokë.
Sakaq, në banesë kanë shkuar dhe forcat e policisë, të cilët zbardhën rrethanat e ngjarjes dhe rezultoi se ishte aksidentale.