Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Ksamil të Sarandës. Një pushues nga Norvegjia është ndjerë keq sapo ka dal nga dushi dhe mësohet se ka ndërruar jetë.
Ai ishte Frank Westgard, 56 vjeç. Shtetasi norvegjez ishte se bashku me të dashurën për pushime në Shqipëri.
Gazetarja Silvi Sulaj thotë për Abc se pushuesi nuk po ndihej mirë kur doli nga dushi dhe është drejtuar për në qendrën shëndetësore të Ksamilit ku ka humbur jetën. Mësohet se ai kishte probleme me presionin në gjak.
Turpi ndodhet në morgun e spitalit të Sarandës dhe nesër do transportohet në Tiranë pranë mjekësisë ligjore.
