Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Krujë. Burime për mediat bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në një pikë inertesh në Krujë ku punëtori, me ininciale J.B është përplasur nga një kamion i tonazhit të rëndë.
Menjëherë 37-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital, mirëpo fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur shoqërimin për në Komisariat të shoferit të kamionit, sakaq hetimet janë duke vijuar për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
"Krujë
Më datë 14.02.2024, në ambientet e një pike grumbullimi mjetesh (automjete/mjete pune), shtetasi B. L., duke drejtuar një mjet trajler, ka dëmtuar shtetasin J. B., 37 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë. Shtetasi B. L., është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftimin e Policisë.