Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Korçës ku një 57-vjeçar është gjetur i vrarë në banesën e tij.
Burri është gjetur në momentet e fundit të jetës nga bashkëshortja e tij, në banesë në qendër të qytetit të Korçës.
Paraprakisht dyshohet se 57-vjeçari është vrarë nga disa persona që i janë futur në banesë për ta grabitur. Ai kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.