Hapësire reklamuese

Aktualitet

E rëndë në Korçë! Babai 61-vjeçar ngacmon seksualisht vajzën e tij të mitur

Shkruar nga Newsbomb
E rëndë në Korçë! Babai 61-vjeçar ngacmon

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Korçë ku një 61-vjeçar akuzohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur.

Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi J.K, 61 vjeç, ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur, mosha e së cilës nuk bëhet e ditur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetasit J. K., 61 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ky shtetas ka konsumuar veprën penale “Ngacmimi seksual”, me vajzën e tij të mitur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, një 63-vjeçar është proceduar penalisht, pasi ka ngacmuar seksualisht një 20-vjeçare në Rrugën e Barrikadave në Tiranë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasin L. S., 63 vjeç, për veprën penale “Ngacmimi seksual”, pasi në Rrugën e Barrikadave, ka ngacmuar seksualisht një shtetase 20 vjeçe”, njofton policia.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.