Tirana
broken clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
73 %
3.6kmh
75 %
Hën
21 °
Mar
28 °
Mër
27 °
Enj
26 °
Pre
19 °
E hënë, 27 Shtator, 2021
spot_img

E rëndë në Klos, kryefamiljari gjendet i vdekur në shtëpi, dyshohet se e ka vrarë gruaja dhe vajza e tij (EMRI)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Klos, por që bëhet me dije vetëm mëngjesin e sotëm, shkruan newsbomb.al. Kryefamiljari i identifikuar si Ylber Elezi, ka ndërruar jetë dhe të dyshuara janë gruaja dhe vajza e tij.

Policia bën me dije se ata janë njoftuar në orët e vona për ngjarjen dhe kanë shkuar në shtëpinë e familjes Elezi, në fshatin Gurrë e Vogël, por nuk janë lejuar të futen brenda nga gruaja dhe vajza e viktimës.

Pas disa tentativave, sherbimet e Policisë janë futur me forcë në shtëpi dhe kanë gjetur të vdekur, me shenja dhune në trup shtetasin Ylber Elezi, 48 vjeç. Menjëherë ata kanë bërë shoqërimin në polici të gruas M.Elezi dhe vajzës A.Elezi.

Ka dyshime se nënë e bijë, pas një sherri të çastit kanë qëlluar për vdekje kryefamiljarin, shkruan newsbomb.al. Edhe fqinjët kanë tentuar të futen në shtëpi pasi kanë dëgjuar zhurma dhe të bërtitura, por nuk janë lejuar nga dy shtetaset e shoqëruara në Polici.

Njoftimi i Policisë:

Me datë 25.07.2021, rreth orës 22.30, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Mat, ka ardhur një telefonatë se në banesën e shtetasit Y. E., në fshatin Gurrë e Vogël, Klos, po ndodhte një konflikt në familje. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë drejt adresës së dhënë, ku shtetasja M. E., ka shfaqur rezistencë duke mos ju hapur derën shërbimeve të Policisë.

Shërbimet e policisë  kanë hyrë me forcë në banesë dhe kanë gjetur me shenja dhune në trup dhe pa shenja jete shtetasin Y. E., 47 vjeç.

Janë shoqëruar në Komisariat bashkëshortja shtetasja M. E., dhe vajza e tyre A. E., dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Mat, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe  dokumentimin me prova ligjore të saj.

Më shumë

spot_img