
33-vjeçari Jetmi Koleci pas një konflikti që ka pasur me shtetasit Ilir Halili 45 vjeç dhe Astrit Halili, 39 vjeç ka qëlluar më armë zjarri në ajër për t’i trembur.
Mësohet se të tre këta shtetas jetojnë në një lagje në rrugën "OSBE", në Kamëz, dhe konflikti ka ndodhur për motive banale.
Policia ka njoftuar se nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar pasi dyshohet se ka qëlluar në ajër dhe asnjë nga plumbat nuk ka prekur dy shtetasit.
Autori është largua menjëherë nga vendi i ngjarjes. Policia është vënë në 33- kërkim të 33-vjeçait, Jetmi Koleci si dhe ka sekuestruar në cilësinë e provës automjetin tip “Golf” që posedonte autori i dyshuar.
Njoftimi i policisë:
Kamëz/Informacion paraprak
Më datë 24.12.2023, në rrugën "OSBE", në Kamëz, shtetasi J. K., 33 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasve I. H., 45 vjeç, dhe A. H., 39 vjeç, dhe më pas është larguar.
Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti tip "Golf", i autorit të dyshuar, dhe vijon puna nga shërbimet e Policisë, për kapjen e tij.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Sondazh