Hapësire reklamuese

Aktualitet

E RËNDË NË KAMËZ/ Burri qëllon me thikë gruan e tij (Si tentoi t'i ikte policisë)

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kamëz.

Bëhet me dije se një burrë 73-vjeç ka qëlluar me thikë bashkëshorten e tij.  Mësohet se nga plagët e marra gruaja e 73-vjeçarit është në gjendje të rëndë.

Burime për median bëjnë me dije se 73-vjeçari është Ndue Prenga.

Personi në fjalë në momentin që shërbimet e Policisë janë afruar për të hyrë në banesë, sapo ka parë punonjësit e Policisë ka tentuar të largohet.

Njoftimi policisë:

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm, duke evituar një ngjarje të rëndë kriminale në familje. Goditi me thikë bashkëshorten në banesë, vihet në pranga 73-vjeçari, me precedent të mëparshëm penale në krimet kundër personit.

Sekuestrohet thika me të cilën autori kreu plagosjen. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, me të marrë njoftim se në rrugën “Manhatan”, në Kamëz, kishte konflikt në familje, menjëherë kanë shkuar në drejtim të adresës së dhënë.

Në momentin që shërbimet e Policisë janë afruar për të hyrë në banesë, shtetasi N. P., 73 vjeç, sapo ka parë punonjësit e Policisë ka tentuar të largohet, por fale ndërhyrjes së shpejtë dhe veprimeve profesionale është kapur dhe arrestuar nga sherbimet e Policisë.

Shtetasi N. P., pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë bashkëshorten e tij, e cila ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit N. P., për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.