Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
2.6kmh
75 %
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
16 °
Hën
14 °
Mar
11 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

E rëndë në jetimoren e Sarandës, flet nëna e tre fëmijëve: Kanë abuzuar seksualisht me djalin, vajzat i kanë rrahur e ofenduar

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një ngjatje e rëndë raportohet se ka ndodhur në shtëpinë e fëmijës “Vangjel Pulla” në Sarandë, ku është abuzuar me 3 fëmijë.Ditën e sotme nëna e fëmijëve ka denoncuar abuzimin seksual ndaj djalit të saj të mitur në komisariatin nr.3.

Ajo tregoi në një intervistë në “Euroneës Albania” se kishte marrë fëmijët e saj me pushime gjatë verës dhe ata i kishin rrëfyer për abuzimin që iu bëhej atyre në jetimore.

Nëna ka rrëfyer seteksa lante djalin e saj në dush, më të voglin e fëmijëve, ai kishte treguar se e kanë torturuar, rrahur, e kanë lyer me pastë dhëmbësh dhe i kanë mbyllur gojën me jastëk. Sipas të miturit edhe shokët, edhe edukatorët e kanë mbyllur në dollap duke e rrahur.

Ndërsa vajzat, më të mëdha, pohuan se edhe ato kishin përjetuar të njëjat histori. Ato kanë treguar se djemtë e jetimores i kanë ofenduar duke përdorur fjalë banale ndaj tyre ndërsa kanë ushtruar dhe dhunë fizike.

Më shumë




spot_img








spot_img