Hapësire reklamuese

Aktualitet

E rëndë në Itali, vritet me thikë gruaja shqiptare në mes të rrugës (EMRI-FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
E rëndë në Itali, vritet me thikë gruaja shqiptare në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali në Vittoria, në zonën ndërmjet rrugës Adua dhe rrugës Tenente Alessandrello.

Një 37 vjeçare shqiptare, e identifikuar si Bruna Muca Hella është qëlluar me thikë nga nje person i paidentifikuar në rrugë, e cila është gjetur më vonë nga punonjësit e emergjencës në shtëpinë e saj.

Ajo u vra teksa ndodhej para shkollës së djalit të saj, ndërsa dyshohet se autori mund të jetë bashkëshorti i 37-vjeçares.

Sipas medieve italiane, shqiptarja vdiq gjatë transportit për në spital për shkak të plagëve të rënda që kishte në trup. 

Ende nuk dihen rrethanat e vrasjes së gruas, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu