Tirana
clear sky
1.5 ° C
1.5 °
1.5 °
80 %
1kmh
0 %
Mar
12 °
Mër
13 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
9 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

E rëndë në Itali: Shqiptari mbyt gruan dhe më pas var veten, alarmin e dhanë fëmijët që ishin me pushime

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia italiane ka bërë një zbulim tronditës në një fshat të Breshias në Itali, pasi u alarmua nga fëmijët se prej ditësh nuk arrinin të lidheshin me prindërit e tyre.

Dita e enjte ishte hera e parë që shqiptarja Shegushe Peshti nuk kishte shkuar në punë, fëmijët e çiftit shqiptar kishin disa ditë që ishin larguar me pushime dhe fqinjët në fshatin Calino mungonin.

Këtë moment shfrytëzoi 55-vjeçari shqiptar Shkëlqim Bedeli për të mbytur gruan e tij, me të cilën kishin mbi 20 vite që jetonin dhe punonin në Itali. Krimi i rëndë dyshohet se kishte për motiv xhelozinë. Kjo të paktën është mundur të kuptohet nga dy letrat që shqiptari kishte lënë pas.

Shkëlqim Bedeli më pas vdendosi të vrasë veten.

Kur policia shpërtheu derën e shtëpisë, e gjeti atë të varur në parmakun e shkallëve të shtëpisë, me duart e lidhura pas vetes, poshtë tij qëndronte trupi i gruas, i lidhur në kangjella.

Nuk përjashtohet as pista e depresionit. Autoritetet italiane po hetojnë ndërsa ngjarja po trajtohet si vrasje-vetëvrasje. Tani në qytezën e vogël janë kthyer nga pushimet edhe dy fëmijët e çiftit.

Më shumë




spot_img








spot_img