Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku është gjetur i pajetë një 43-vjeçar shqiptar.
Bëhet me dije se shqiptari që ka humbur jetën është Klodjan Zoga 43-vjeç banues në Poggiardo. Mediat e huaja bëjnë me dije se shqiptari kishte pasur një sherr me pronarin e një lokali. Ai kishte shkuar në dyqanin e pronarit, ku kishte thyer xhamat e dyqanit, ku edhe ka mbetur I plagosur.
43-vjeçari ka tentuar të largohet nga vendngjraja, por duket se plaga e shkaktuar nga xhami ka qenë e madhe, pasi shqiptari u gjet nga kalimtarët në tokë dhe I mbuluar në gjak.