Ish-kreu i bashkisë Pierangelo Repanati në provincën e Lodit në Itali është gjetur i pajetë në kopshtin e banesës së tij.
Mediat italiane shkruajnë se Pierangelo Repanati është gjetur i vdekur me një prerje në fyt. Kanë qenë fqinjët e ish-kryebashkiakut të cilët kanë njoftuar policinë për shkak se kanë dëgjuar britma tek banesa tij.
Dyshohet se në shtëpinë e ish-kryebashkiakut kanë hyrë për të grabitur, por që ka përfunduar me vrasjen e Pierangelo Repanatit.