Hapësire reklamuese

Rajoni

E rëndë në Itali, gruaja vret të bijën 2 vjeç dhe telefonon bashkëshortin: Vajza jote nuk ekziston më

Shkruar nga Newsbomb

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një grua ka vrarë vajzën e saj.

Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Cisliano. Ku një grua 41 vjeç e ka vrarë vajzën e saj të 2 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të mëngjesit të ditës së sotme. Mësohet se gruaja para se të kryente aktin e rëndë ka telefonuar bashkëshortin dhe i ka thënë “vajza jote nuk ekziston më”. Ai mejëherë ka njoftuar policinë.

Kur policia ka mbërritur në vendngjarje ka gjetur të pajetë vogëlushen, ndërsa nëna ishte pranë saj pa ndjenja dhe me disa plagë sipërfaqësore, pasi kishte tentuar të vriste veten. Bëhet e ditur sa ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gruaja ishte në gjendje të rënduar psikologjike, pasi ishte në prag divorci me bashkëshortin e saj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll