Një shtetas shqiptar 54-vjeç me banim në Itali është qëlluar me thikë dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Autoritetet italiane bëjnë me dije se sulmi ndodhi në orët e vona të së enjtes më 15 qershor në Napoli, ku disa persona të paidentifikuar kanë goditur me thikë një shtetas 54-vjeçar nga Shqipëria dhe e kanë lënë në trotuar.
Dëshmitarët kanë njoftuar menjëherë ambulancën dhe karabinierët. Shqiptari është transportuar me urgjencë në klinikën Villa dei Fiori në Acerra.54-vjeçari ndodhet aktualisht në spital dhe sipas medieve italiane, ai është në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e plagëve të marra nga sulmi me thikë.
Policia e Acerras ka nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe për të identifikuar autorët.