Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku një shqiptar ka mbetur i plagosur.
Sipas mediave vendase mësohet se ngjarja ka ndodhur në sheshin Karamalaki në Agios Panteleimonas, Athinë, ku tre persona kanë sulmuar një 15 vjeçar shqiptar.
Mësohet se tre personat e panjohur kanë kërcënuar me thikë 15-vjeçarin duke i kërkuar që t’u jepte celularin. Kur ka refuzuar, është përballur me ashpër me ta, të cilët e kanë plagosur me thikë në këmbë.
Pas plagosjes, 15-vjeçari është dërguar në spitalin e fëmijëve “Agjia Sofia”, ku i është dhënë ndihma e parë dhe më pas ka dalë nga spitali.
Sondazh
Poll