Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Greqi ku një shqiptar ka mbetur i plagosur.
Sipas mediave vendase mësohet se ngjarja ka ndodhur në banesat e vjetra të studentëve në rrethinën e Universitetit Politeknik, ku po kryhej një operacion për shpërndarje të lëndëve narkotike në këtë zonë.
Gjatë operacionit, një 30-vjeçar me origjinë shqiptare ka tentuar të sulmojë autoritetet me një kaçavidë dhe një punonjëse policie ka qëlluar drejt tij duke e plagosur.
30-vjeçari, i cili dyshohet se jetonte dhe frekuentonte rezidencat e vjetra të studentëve, por edhe trafikonte drogë atje me të tjerë, është dërguar në Kryqin e Kuq, ku dhe po i jepet ndihma e nevojshme mjekësore.
Shqiptari u qëllua nga një police 35-vjeçare e ekipit të DIAS-it, e cila në atë moment po largohej nga vendi i ngjarjes, pasi nuk ishte ndjerë mirë.
Shqiptari i cili mbeti i plagosur ne Greqi