Një ngjarje e rëndë me protagonist një 27-vjeçar shqiptar raportohet të ketë ndodhur në ishullin e Zakinthos në Greqi.
Mediat vendase shkruajnë se shqiptari ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ndërpreu shtatzëninë e të dashurës së tij 19-vjeçare me dhunë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës kur 27-vjeçari ka shkuar dhe ka marrë nga shtëpia 19-vjeçaren e cila ishte rreth 2 muajshe shtatzënë.
27-vjeçari pasi e ka marrë partneren me dhunë në shtëpinë e tij, e ka lidhur me litar në shtrat, e ka rrahur dhe e ka detyruar të marrë pilula aborti për të ndërprerë shtatzëninë.
“Autori duke ushtruar dhunë fizike, e ka çuar në shtrat, ku i ka lidhur duart me litar dhe e ka detyruar 19-vjeçaren të marrë dy pilula (një në gojë dhe një në vaginë) për të shkaktuar abort kimi të fetusit. Më vonë, në mëngjes ai e ka transferuar vajzën në spitalin “Agios Dionysios”, ku i mori celularin dhe i kërkoi të mos i thoshte asgjë askujt. Pas analizave që iu nënshtrua, u zbulua se ajo ishte gjashtë javëshe shtatzënë dhe fetusi sapo ishte abortuar”, shkruajnë mediat greke.
Të nesërmen në mëngjes, 27-vjeçari e dërgoi 19-vjeçaren në spitalin e Zakinthos. 19-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por fëmijën e ka abortuar. Ndaj 27-vjeçarit shqiptar rëndojnë akuzat për “ndërprerje të shtatzënisë”, “dhunë në familje”, “lëndim të rrezikshëm trupor” dhe “vjedhje”.