Hapësire reklamuese

Bota

E rëndë në Greqi, rrëzohet avioni ushtarak, vdes në vend piloti 32 vjeçar: Ishte kursant (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
Kursanti qe nderroi jete

Një pilot 32 vjeçar i një avioni ushtarak, ka humbur jetën në Greqi si pasojë e një aksidenti tragjik. Avioni me të cilin ai po bënte kursin, është rrëzuar të dielën në malin e Mitsikeli, ndërsa sot ekipet e kërkimit kanë gjetur trupin e tij.

Piloti kursant që ndërroi jetë është një 32 vjeçar me origjinë irakiene, Ammar Ibrahim. Trupi i tij u gjet pranë avionit dhe duket se vdekja e tij ishte e menjëhershme, diçka që pritet të konfirmohet pas autopsisë.

Marrja e trupit do të bëhet me ndihmën e një helikopteri, pasi së pari të zgjidhet një vend i sigurt, ndërsa më pas do të vendoset nëse pjesët e avionit do të transportohen në të njëjtën mënyrë. Që nga e Mërkura në mbrëmje, kishte raporte se piloti Irakian Ammar Ibrahim kishte vdekur pasi avioni i tij u rrëzua. Fatkeqësisht, disa orë më vonë ky informacion u konfirmua, pasi trupi i tij u gjet.

Njoftimi i Iraqi Airlines:

"Me trishtim të madh ne morëm lajmin për vdekjen e pilotit kursant (Ammar Ibrahim). Bazuar në informacionin e marrë nga ekipi i specializuar irakian dërguar nga Iraq Airlines në Greqi, ata konfirmuan vendndodhjen e aeroplanit në Greqinë perëndimore dhe brenda tij piloti u gjet i vdekur.

Menaxhmenti i Kompanisë së Përgjithshme të Irakian Airlines u shpreh ngushëllime të sinqerta të gjithë punonjësve të kompanisë në përgjithësi dhe familjes së të ndjerit, pilotit Ammar Ibrahim. Ne i përkasim Allahut dhe tek Ai do të kthehemi.

sorospilotou__1_.jpg
sorospilotou__3_.jpg
sorospilotou__2__1.jpg

Sondazh

Poll