Hapësire reklamuese

Aktualitet

E RËNDË NË GREQI/ Pacienti shqiptar rreh e plagos rëndë me thikë infermieren, pas sulmit hidhet nga kati i katërt i spitalit dhe vdes në vend

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një spital në Greqi, aty ku është hedhur nga dritarja një pacient shqiptar pasi ka plagosur rëndë një infermiere.

Pacienti shqiptar fillimisht ka thirrur infermieren në dhomën e tij, e më pas e ka rrahur dhe sulmuar me thikë, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Pasi e ka plagosur infermieren, pacienti ka hequr vetë serumet dhe ka dalë duke vrapuar nëpër korridoret e spitalit si i çmendur.

Më pas ai është hedhur nga kati i katërt i spitalit dhe si pasojë ka gjetur vdekjen në vend.

Bëhet me dije se 59 vjeçari shqiptar, sot do të merrte fletëdaljen nga spitali.

Infermierja 32 vjeçare e plagosur, është në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ka marrë plagë në kokë dhe në kraharor.

Ende nuk bëhet me dije identiteti i shqiptarit dhe arsyeja që e ka shtyrë drejt këtij akti fatal.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll