Hapësire reklamuese

Aktualitet

E rëndë në Greqi, 42-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në burg

Shkruar nga Newsbomb
E rëndë në Greqi, 42-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur

Një shqiptar i burgosur në Greqi është gjetur i vdekur në ambientet e qelisë ku po vuante dënimin.

Mediat greke njoftojnë se bëhet fjalë për një 42-vjeçar, i cili po vuante dënimin në burgun e Trikalas. Ngjarja raporotohet të ketë ndodhur dje, 2 dhjetor.

Pavarësisht ndihmës mjekësore që iu dha në spital, 42-vjeçari identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, nuk ia doli të mbijetonte.

Sipas të dhënave të para dyshohet se vdekja i ka ardhur për shkaqe patologjike, por do të jenë ekspertët mjeko ligjorë ata që do të thonë fjalën e fundit lidhur me këtë ngjarje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese