Hapësire reklamuese

Bota

E rëndë në Gjermani, adoleshenti sulmon me thikë 4 nxënës të një gjimanzi

Shkruar nga Newsbomb
E rëndë në Gjermani, adoleshenti sulmon me thikë 4
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Gjermani ku një nxënës ka sulmuar me thikë bashkëmoshatarët e tij. Nga sulmi me thikë në gjimanzin në Wuppertal të Gjermanisë kanë mbetur të plagosur 4 nxënës. Adoleshenti, i cili gjithashtu mbeti i plagosur me thikë u arrestua nga autoritetet gjermane dhe po zhvillohet një operacion i madh policor për të përcaktuar nëse ai kishte bashkëpunëtorë. Autoritetet gjermane dolën në një deklaratë ku thanë se një adoleshent ka sulmuar shokët e klasës, duke plagosur të paktën katër prej tyre. Gjendja e të plagosurve dhe rrethanat e sakta të sulmit mbeten të paqarta. Në vendngjarje janë vendosur mbi 100 forca policie, me pjesëmarrjen e forcave speciale ndërsa një helikopter policie po merr pjesë në kërkim të bashkëpunëtorëve të mundshëm të autorit. Në shkollë kanë shkuar edhe ekipet e shpëtimit, si dhe psikologë specialistë për të ndihmuar nxënësit, të cilët kanë mbetur të shokuar nga kjo ngjarje e rëndë.  

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese