Hapësire reklamuese

Aktualitet

MASAKËR në Fushë Krujë / TRE viktima nga atentati me armë zjarri, makina shpërtheu në flakë pasi u qëllua me mbi 50 plumba (FOTO-DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb

Tre persona kanë mbetur të vrarë nga një atentat me armë zjarri rreth orës 14:20 në mbikalimin e Fushë Krujës.

Sipas informacioneve paraprake, makia ka qenë në ecje në momentin kur është qëlluar me armë zjarri. Pak çaste më pas, makina ka shpërthyer në flakë duke u shkrumbuar plotësisht.

Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se një trup i pajetë ndodhet i shtrirë pranë makinës, ndërsa dy persona të tjerë kanë ndërruar jetë dhe ndodhen brenda mjetit.

LEXO EDHE:

https://newsbomb.al/mesohet-identiteti-i-nje-prej-viktimave-te-atentatit-ne-fushe-kruje-policia-dhe-renea-blindojne-zonen/

Mësohet se makina me tre persona ishte duke udhëtuar nga Tirana në drejtim të Mamurrasit. Sipas targave, makina rezulton në pronësi të një shtetasi me banim në Fushë Kuqe.

Viktimat janë identifikuar si Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.

Autorët kanë qëlluar mbi 50 plumba drejt mjetit duke lënë të vdekur shoferin dhe pasagjerin që ndodhej në vendin e parë të makinës.

Dëshmitarët nga vendngjarja kanë thënë se pasagjeri që ndodhej pas, ka arritur të shpëtojë dhe ka dalë nga makina, por është pikasur nga autorët të cilët janë kthyer dhe e kanë qëlluar sërish duke i shkaktuar vdekjen.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes si dhe janë ngritur disa postblloqe në akse të ndryshme, ndërsa autorët janë larguar në drejtim të paditur.

Paraprakisht dyshohet për hakmarrje mes grupeve kriminale në këtë zonë.

Foto nga vendi i ngjarjes

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu