Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
43 %
3.1kmh
75 %
Enj
10 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
5 °
E enjte, 20 Janar, 2022

E rëndë në Fier/ Zetori rëshket e bie në kanal, humb jetën drejtuesi, plagoset vajza e tij 10-vjeçare

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Fier, ku një person ka ndërruar jetën. Uniformat blu bëjnë me dije se rreth orës 15:40, shtetasi B.H, 54-vjeç, teksa ishte duke drejtuar zetorin në tokat bujqësore, për shkak të lagështirës, ka rrëshkitur dhe ka rënë në një kanal.

Si pasojë e këtij aksidenti ai ka ndërruar jetën dhe ka mbetur e plgosur vajza e tij 10-vjeçare e cila është duke marrë ndihmën mjekësore në Spitalin Rajonal të Fierit.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat policore të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.
Njoftimi i plotë:

Fier
Informacion paraprak

Sot rreth orës 15:40, shtetasi B. H., 55 vjeç, banues në fshatin Hamil, Fier, duke drejtuar mjetin tip zetor në tokat bujqësore në fshatin Hamil, për shkak të lagështirës, ka rrëshkitur dhe ka rënë në një kanal.

Si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit bujqësor dhe është dëmtuar vajza e tij 10 vjeçe e cila po merr mjekim në Spitalin Rajonal Fier.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img