Trupi i pajetë dhe i dekompozuar i një burri është gjetur ditën e sotme në një kanal me ujë në fshatin Mujalli të Fierit.
Policia bën me dije se po punohet për nxjerrjen e personit të mbytur nga kanali, ndërkohë që ende nuk dihet identiteti i tij.
“Në fshatin Mujalli, në një kanal me ujë është gjetur i mbytur dhe i dekompozuar një shtetas i seksit mashkull ende i paidentifikuar.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për nxjerjen e personit të mbytur nga kanali, identifikimin e tij dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Sondazh
Poll