Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
65 %
1.5kmh
0 %
Enj
15 °
Pre
18 °
Sht
19 °
Die
16 °
Hën
17 °
E enjte, 30 Mars, 2023

E rëndë në Fier, gjendet i pajetë një 23-vjeçar në një kanal (DETAJE)

Lajme të ngjashëm

Gjendet një trup i pajetë në një kanal në Sulaj të Fierit.

Trupi i pajetë i gjetur në vendin e quajtur Kthesa e Hamilit i përket 23-vjeçarit me iniciale F.S., banues në Sulaj.

Nga informacionet paraprake, raportohet se po ashtu shumë pranë trupit është konstatuar edhe një makinë e braktisur.

Makina tip “Renault” me targa AA641EN ishte me gomë të hequr dhe kofano të hapur.

Dyshohet se i riu është nxjerrë nga makina me forcë dhe gjatë një konflikti është goditur me thikë.

Ndërkohë policia ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe deri më tani ka shoqëruar disa persona.

“Sot rreth orës 07:00, në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit” është gjetur  pa shënja jete shtetasi F.S, 23 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 23-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plagës së marë nga goditja me një mjet të mprehtë(thikë), dyshohet gjatë një konflikti”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më shumë