Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
56 %
4.1kmh
0 %
Hën
21 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

E RËNDË në Fier/ 39-vjeçari plagos me thikë babë e bir, nisen me urgjencë drejt spitalit (DETAJET+EMRAT)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi plagosi me thikë babë e birë.

Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi Armando Boriçi, 39 vjeç, banues në Qënas, pas një konflikti për motive të dobëta, goditi me thikë shtetasit Haxhi Balla 77 vjeç dhe Aleks Balla 53 vjeç (babë e bir).

39 vjeçari është shoqëruar ne Komisariatin e Policisë Fier, ndërsa babë e bir janë dërguar në spitalin e Fierit ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Fier/Informacion paraprak

Plagosi me mjet prerës (thikë) dy shtetas, Policia kap dhe shoqëron autorin.

Pas marrjes së njoftimit se në Qënas, Fier, ka ndodhur një plagosje me thikë, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Falë veprimeve të shpejta e profesionale është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit A. B., 39 vjeç, banues në Qënas, i cili pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me thikë shtetasit  H. B., 77 vjeç dhe A. B., 53 vjeç (babë e bir).

Shtetasi A. B., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier për veprime të mëtejshme, ndërsa shtetasit H. B. dhe A. B. ndodhen në spitalin rajonal të Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img