Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
42 %
7.7kmh
0 %
Sht
28 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

E rëndë në Elbasan, një person hidhet nga kati i 7 i pallatit dhe bie mbi taracën e fast food-it, Policia thyen xhamat për ta shpëtuar

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

17a8f899f4d2845b9c96f46656ca6fe3

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në qytetin e Elbasanit. Një person ka tentuar t’i japë fund jetës dhe është hedhur nga kati i 7 i pallatit ku banonte.

Ky shtetas, identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije, fatmirësisht ka mundur të jetojë dhe ka rënë në tarracën e një fast food-i, në fund të pallatit ku ai banonte. Forca të shumta policie dhe ambulanca kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Për shkak të orarit të vonë, fast food-i në pronësi të shtetasit Ilir Zekthi nga Belshi ka qenë i mbyllur. Kjo i ka detyruar forcat e Policisë që të thyejnë xhamat e tij dhe të futen brenda për të shpëtuar banorin që ishte hedhur nga kati i 7 i pallatit.

I plagosuri është dërguar në spital, ndërkohë gjendja shendetësore e tij dhe identiteti nuk bëhen ende me dije. Policia po heton për shkaqet që e kanë çuar atë drejt aktit të rëndë.

Fillimisht u raportua se fast food-i ishte sulmuar gjatë natës dhe i ishin thyer xhamat, por nga burimet bëhet me dije se ngjarja ka qenë krejt ndryshe.

Më shumë

spot_img
spot_img