Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Elbasan, ku një grua është gjetur e pajetë.
Bëhet me dije se në rrjedhën e lumit Shkumbin, është gjetur dyshohet e mbytur, shtetasja S. D., 50 vjeçe, banuese në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan.
Për këtë shtetase ka bërë kallëzim në Polici, vëllai i saj, i cili ka deklaruar se shtetasja S. D. është larguar nga banesa. Gjithashtu, sipas deklarimit të këtij shtetasi, 50-vjeçarja vuante nga Epilepsia.
Njoftimi i policisë:
Më datë 18.01.2023, në fshatin Mjekës, në rrjedhën e lumit Shkumbin, është gjetur dyshohet e mbytur, shtetasja S. D., 50 vjeçe, banuese në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan.
Për këtë shtetase ka bërë kallëzim në Polici, vëllai i saj, i cili ka deklaruar se shtetasja S. D. është larguar nga banesa. Gjithashtu, sipas deklarimit të këtij shtetasi, 50-vjeçarja vuante nga Epilepsia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
50-vjeçarja që humbi jetën: