Tirana
light rain
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
87 %
3.6kmh
100 %
Mar
11 °
Mër
11 °
Enj
15 °
Pre
17 °
Sht
13 °
E martë, 28 Mars, 2023

E RËNDË në Elbasan, gjendet i vdekur në tualetin e dyqanit një burrë, dyshimet e para

Lajme të ngjashëm

Një 69-vjeçar është gjetur pa shenja jete në qytetin e Elbasanit.

Uniformat blu bëjnë me dije se rreth orës 15:10 të ditës së sotme, në tualetin e dyqanit të shtetasit L.P, ka gjetur vdekjen shtetasi B.B.

Sipas policisë nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërkohë që 69 vjeçari kishte probleme shëndetësore dhe dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Elbasan /Informacion paraprak

Më datë 15.02.2022, rreth orës 15:10, në tualetin e dyqanit të shtetasit L. P., banues në lagjen Kala, ka gjetur vdekjen shtetasi B. B., 69 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. 69 vjeçari kishte probleme shëndetësore dhe dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më shumë