Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku një 27-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës ku banonte.
Bëhet me dije se nga kati i dytë ka rënë shtetasi Xh. Gj., 27 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë në gjendje të rëndë për jetën.
“Më datë 17.01.2022, në fshatin Kusarth, Elbasan, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i dytë i banesës ku banonte, shtetasi Xh. Gj., 27 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë në gjendje të rëndë për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.