Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
1kmh
0 %
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
Mër
40 °
E shtunë, 31 Korrik, 2021

E rëndë në Durrës, komshiu plagos nënë e bir për një vend parkimi

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

cc62ae11eeae14f6471a7dcd91164326

Detaje të reja janë bërë me dije nga të shtënat me armë zjarri në lagjen nr.12 në Durrës.

Mësohet se janë plagosur në këmbë nënë e bir nga një komshiu i tyre. Arsyeja e të shtënave që kanë lënë të plagosur 2 familjarët ka qenë një vend parkimi.

Në fillim komshinjtë janë zënë me grushte dhe sende të forta, e më pas njëri prej tyre ka qëlluar me armë. Të plagosurit ndodhen në spital dhe po marrin trajtim mjekësor, ndërsa autori është arrestuar.  

Të plagosurit janë fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Identiteti i tyre dhe i autorit të plagosjes ende nuk bëhet me dije.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 23.02.2021, rreth orës 20:10, në lagjen nr.12, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta (për vende parkimi), fillimisht me sende të forta, shtetasi J.Z., rreth 45 vjeç, ka plagosur  me armë zjarri në këmbë shtetasin F. Ç., rreth 23 vjeç.

Si pasojë e të shtënave është plagosur në këmbë dhe  shtetësja V. Ç., rreth 45 vjeçe, ( e ëma e shtetasit F. Ç.,),  e cila ndodhej në momentin e konfliktit dhe është dërguar në spital nga shërbimet e Policisë dhe ndodhet bashkë me djalin  nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

 Autori i dyshuar shtetasi Z. J., është shoqëruar menjëherë në ambientet e Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Më shumë

spot_img
spot_img