Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

E rëndë në Dibër, i riu i jep fund jetës, vetëmbytet në ujëmbledhësin e centralit

Shkruar nga Newsbomb
E rëndë në Dibër, i riu i jep fund jetës,

Një ngjarje  e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Dibër ku një 28 vjeçar i ka dhënë fund jetës.

Sipas njoftimit të policisë mësohet se shtetasi B.T është vetëmbytur në ujëmbledhësin e centralit në fshatin Çidhën.

Trupi i pajetë i të riut është gjetur nga familjarët, ndërkohë mësohet se ai vuante nga problemet e shëndetit mendor.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Më datë 12.07.2022, rreth orës 06:45, në vendin e quajtur ‘Ujëmbledhësi i centralit të vjetër’, në fshatin Çidhën, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, shtetasi B. T., 28 vjeç, banues në fshatin Çidhën, Dibër, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Nga deklarimet paraprake të familjarëve, dyshohet se shtetasi B. T. është vetëmbytur në ujëmbledhësin e centralit.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll