Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

E rëndë në Bulqizë, helmohen 30 persona nga uji i pijshëm

Shkruar nga Newsbomb

Janë helmuar ditën e sotme 30 persona në Bulqizë.

Mësohet se këto persona janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të bulqizës.

Sipas mjekëve, dyshohet se ata janë helmuar nga uji i pijshëm, ndërsa raportohet se numri i të helmuarve sa vjen e po rritet.

Gjithashtu bëhet me dije se shumica e pacientëve të sëmurë janë nga lagjja e vjetër e qytetit të Bulqizës.

Mjekët shprehen se shumica e të sëmurëve kanë shkuar në spital me sidroma të lehta, ndërkohë që janë nën kujdesin e bluzave të bardha.

Sakaq, ende nuk ka një reagim zyrtar nga ana e Ndërmarrjes së Ujësjellësit dhe Drejtoria e Shëndetit Publik.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll