Tirana
scattered clouds
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
0.5kmh
40 %
Die
25 °
Hën
27 °
Mar
26 °
Mër
27 °
Enj
27 °
E diel, 4 Qershor, 2023

E RËNDË/ Mësuesja doli para plumbave për të mbrojtur nxënësit, bashkëshorti vdes dy ditë më pas

Lajme të ngjashëm

Bashkëshorti i një prej mësueseve të cilat u vranë gjatë një sulmi me armë në Teksas ka humbur jetën si pasojë e një ataku në zemër.

Irma Garcia, 46-vjeçe, ishte një nga dy mësueset që mbetën të vrara pasi një adoleshent hapi zjarr të martën në Uvalde, Tekas.

Si duket bashkëshorti i saj, nuk e përballoi dot dhimbjen e madhe dhe ditën e djeshme është ndarë na jeta.

Ka qenë nipi i çiftit ai i cili bëri me dije lajmin e hidhur duke thënë se ai vdiq nga pikëllimi.

Të enjten, bashkëshorti, Joe si duket nuk e përballoi dot më dhimbjen dhe ndërroi jetë.

 “Ju lutemi lutuni për familjen tonë. Zoti na mëshiroftë”, shkroi ai.

Ata ishin të martuar prej 24 vitesh dhe kishin katër fëmijë. Të mbijetuarit nga të shtënat kanë treguar se si Irma dhe kolegja e saj mësuese Eva Mireles, 44 vjeç, vdiqën duke mbrojtur nxënësit nga plumbat.

“Ajo ndërroi jetë me fëmijët në krahë duke u përpjekur t’i mbronte”,shkroi një prej familjarëve.


Më shumë