Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
57 %
1.5kmh
0 %
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
14 °
Enj
14 °
Pre
14 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

E RËNDË/ Merr flakë makina në ecje në aksin Lushnjë- Rrogozhi, 4 të rinj me plagë djegieje dërgohen me urgjencë në spital

spot_img

Lajme të ngjashëm

Në ngjarje e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lushnjë- Rrogozhin, në vendin e quajtur “Rotondo e Çermës”, ku një makinë është përfshirë nga flakët.

Bëhet me dije se mjeti tip “Golf” është përfshirë nga flakët për shkak të një defekti dhe për pasojë kanë marë djegie në trup drejtuesi i mjetit E.K., 19 vjeç si dhe tre pasagjerët që ishin në mjet, shtetasit A. S., 21 vjeç, Gj. Xh., 19 vjeç, dhe F. Xh., 17 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Rreth orës 22:10, në aksin rrugor Lushnjë- Rrogozhin, në vendin e quajtur “Rotondo e Çermës”, dyshohet për shkak të një defekti në mjet, ka marë flak në ecje e sipër automjeti tip “Golf” me drejtues shtetasin E. K., 19 vjeç, ku si pasojë e flakëve kanë marë djegie në trup drejtuesi i mjetit si dhe tre pasagjerët që ishin në mjet, shtetasit A. S., 21 vjeç, Gj. Xh., 19 vjeç, dhe F. Xh., 17 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”njofton policia.

Më shumë




spot_img








spot_img