Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
1.5kmh
0 %
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
40 °
Hën
39 °
Mar
31 °
E premte, 30 Korrik, 2021

E RËNDË/ Mbytet një pushues në Pishë Poro, miku i tij në gjendje të rëndë në spital (EMRAT)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin e Pishë Poros, ku një pushues është mbytur në det. Mësohet se viktima është Fiqiri Rexhepi, banor i lagjes “1 Maji” në Fier.

Ai u nxor nga deti fillimisht nga pushuesit e tjerë, por nuk arriti të mbijetojë. Gjithashtu së bashku me të rrezikoi të mbytej edhe miku i tij Arben Alizoti, por ky i fundit fatmirësisht arriti të rikthehej në jetë falë ndihmës së parë të mjekëve.

“Sot rreth orës 17:00, në plazhin publik në Pishë Poro, Darëzezë, shtetasit A. A., 47 vjeç dhe F. R., 60 vjeç, të dy banues në Fier, duke u larë në det kanë rrezikuar të mbyten.

Pushuesit që ishin pranë tyre dhe më pas punonjësit e Policisë që patrullojnë në bregdet, u kanë dhënë ndihmën e parë dhe i kanë çuar me ambulancë në spitalin e Fierit.

60- vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spital ndërsa 47-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Ky është Fiqiri Rexhepi, 60 vjeçari që u mbyt në Pishë Poro:

Screenshot 2 11

Më shumë

spot_img
spot_img