Hapësire reklamuese

Rajoni

E RËNDË/ Masakrohet me thikë 24 vjeçari shqiptar në Itali

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në orët e para të mëngjesit në Itali, ku një 24 vjeçar shqiptar është masakruar me thikë nga dy shtetas italianë.

Sipas mediave italiane, 24 vjeçari është gjetur i shtrirë në rrugë dhe i mbuluar nga gjaku në qytetin Bresso, në veri-perëndim të Milanos.

Sipas policisë, 24 vjeçari shqiptar ka qenë në gjendje të dehur, ndërsa nuk dihet ende pse është goditur nga dy italianët, ende të paidentifikuar, pasi ia kanë mbathur para se të arrinte policia dhe ambulanca.

I riu shqiptar u dërgua në spital në gjendje të rëndë pas dy plagëve të marra në shpatull dhe gjoks, ndërsa po mbëhet në reanimacion nën kujdesin e mjekëve.


Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll