Motra e ish ministrit të Ekonomisë në Spanjë, Rodrigo Rato, ka humbur jetën në mënyrë tragjike.
Sipas mediave të huaja mësohet se Maria Angeles Rato, 80 vjeç, ka vdekur pasi është mbytur teksa ishte duke konsumuar darkën me dy miq në një restorant të njohur galican në Madrid.
Vdekja tragjike e motrës së ish ministrit ka ndodhur në restorantin La Penela në rrugën Velázquez.
Shërbimet shëndetësore nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për të shpëtuar jetën e Manit, siç njihej ajo.