Hapësire reklamuese

Aktualitet

E RËNDË/ I riu merr sëpatën dhe i sulmon prindërit, arrestohet 27-vjeçari në Has

Shkruar nga Newsbomb
E RËNDË/ I riu merr sëpatën dhe i sulmon prindërit,

Një 27-vjeçar në Has është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka sulmuar me sëpatë prindërit e tij.

Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi S.H, banues në Krumë ka marrë sëpatën dhe ka sulmuar dy prindërit e tij të cilët ndodheshin në banesë.

Nuk dihet ende shkaku i cili ka dërguar të riun në kryerjen e këtij veprimi, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Has kanë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin S. H., 27 vjeç, banues në Krumë, pasi dyshohet se ka kanosur me sëpatë prindërit e tij, në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu