Tirana
scattered clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
81 %
1.5kmh
40 %
Hën
7 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
8 °
E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

E rëndë/ I riu me probleme mendore masakron me thikë biznesmenin 35-vjeçar, dyshonte se kishte lidhje me vajzën që ai dashuronte (FOTO)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

95bb5b163e30216710e23906d97f3738

Një ngjajre e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një i ri 32-vjeçar me probleme me mendore ka vrarë me thikë një biznesmen 35-vjeçar.

Mediat fqinje thonë se autori shkoi në dyqanin e biznesmenit, Spyros Karelis dhe e qëlloi atë me thikë, pasi mendonte se 35-vjeçari kishte lidhje me vajzën që ai dashuronte.

Ngjarja ka ndodhur të premten, por është bërë publike së fundmi në media. 32-vjeçari A.R., shkoi në dyqanin e biznesmenit në Nafpaktos dhe e sulmoi atë me thikë, në krahë, kokë dhe qafë. Pastaj u largua menjëherë, ndërkohë që biznesmeni u gjet i shtrirë nga një klient.

Ky i fundit telefonoi policinë dhe ambulancën autoritetet e transportuan menjëherë në spital, dhe pavarësisht përpjekjes së mjekëve, ai ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme. Nëna e të riut fatkeq është e shkatërruar. Djali i saj 35-vjeçar ishte i vetmi person që ajo kishte, pasi bashkëshorti i kishte ndërruar jetë në një aksident me makinë.

Sa i përket autorit të vrasjes, policia bëri të mundur arrestimin e tij nëpërmjet mediave sociale, pasi autori 32-vjeçar çdo ditë fyente dhe ofendonte biznesmenin. Po ashtu raportohet se vajza për të cilën, autori kreu vrasjen nuk kishte asnjë lidhje me personat.

32-vjeçari A.R., është arrestuar nga oficerët e policisë të Departamentit të Policisë Nafpaktia dhe një çështje është ngritur kundër tij për vrasje pa dashje me qëllim dhe shkelje të ligjit për armët.

autori-4.jpg

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img