E rëndë/ Gruaja që "mbron" qentë nga rruga dhunon barbarish katërputroshin në Tiranë
Shkruar nga Newsbomb
Duket se disa persona vijojnë që forcën e tyre ta tregojnë me katërputroshat, të cilët nuk mund të mbrohen.
Kështu është edhe rasti i fundit i shënuar në Tiranë në “Myslim Shyri”, ku një grua godet ashpër me shkelma një qen brenda ashensorit. Në rrjetet sociale po qarkullojnë pamjet gruas në fjalë, e cila shihet e shoqëruar me disa qenusha brenda një ashensori, ndërsa në një moment fillon godet brutalisht me shkelma qenin e vogël.
Një qytetare në rrjetet sociale shkruan, se gruaja në fjalë paraqitet si person që i do kafshët dhe ndimon qentë e rrugës, por si duket i shpëton nga rruga po jo nga veta.
Pamjet e rënda i ka shpërndarë edhe sportistja Dorina Mema, e cila shkruan se nuk duhet të falet askush që abuzon me kafshët e pambrojtura dhe se organet përkatëse duhet të marrin masat.
“Urgjente: me kane nisur kete video tani! Te gjithe kafshedashesve, ju lutem a mund ta gjeni kete moster qe merr qenushat dhe i torturon?Ska me falje per askend qe abuzon kafshet e pambrojtura! Ska falje ?
Me vjen shume keq qe postoj kte lloj trishtimi se s'dua te shperndaj kte vibe asnjehere por Sinqerisht kerkoj me perulje nje sensibilizim tuajin per kta te gjore pa goje! Plzzz beni detyren tuaj si human kudo ku jeni, luftojini mostrat dhe ata qe i dhunojne dhe perkedhelini e jepini buke se behen te bute me njerzit! Kur trajtohen me dashuri ata behen shume te dashur”, shkruan ajo teksa ndan pamjet e rënda.