Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak momente më parë në Elbasan.
Një trup i pajetë është gjetur në lumin Shkumbin, pranë fshatit Muriqan.
Ende nuk dihet identiteti i viktimës, ndërkohë dyshohet se ka qenë i humbur që prej një muaji.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se trupi i përket një personi të seksit mashkull rreth 40-45 vjeç.
Raportohet se policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për nxjerrjen e trupit nga rrjedha e lumit dhe për zbardhjen e plotë të shkaqeve.