Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
61 %
1kmh
0 %
Mar
5 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

E RËNDË/ Gjenden të vdekur 4 turistë rusë në një hotel në Qerret

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një hotel në Qerret të Kavajës, ku raportohet se 4 turistë janë gjetur të vdekur.

Viktimat janë 2 vajza dhe 2 djem, të cilët janë gjetur të asfiksuar në sallën e saunës të hotelit. Ende nuk dihen identitetet e viktimave, ndërkohë që autoritetet kanë njoftuar edhe ambasadën ruse në Shqipëri.

Turistët kishin një javë që kishin ardhur me pushime në Shqipëri dhe ishin akomoduar në hotelin ku kanë ndërruar jetë. Ata po kërkoheshin nga miqtë e tyre, të cilët i kanë gjetur pajetë në sallën e saunës.

“Rreth orës 22:20, në Qerret, Kavaje,në ambientet e saunës të një hoteli, dyshohet se janë asfiksuar dhe për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasit Rus, K. S, 31 vjeçe,  N. L, 58 vjeç, N. A, 37 vjeçe dhe S. A, 40 vjeç.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img