Hapësire reklamuese

Bota

E RËNDË/ Fundoset trageti, gjashtë të vdekur dhe disa të zhdukur

Shkruar nga Newsbomb
E RËNDË/ Fundoset trageti, gjashtë të vdekur dhe disa

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën si pasojë e fundosjes së një trageti.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në ujërat e ngushticës së Balit dhe deri më tani 44 persona kanë mundur të evakuohen nga forcat e shpëtimit.

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Kërkim-Shpëtimit të Balit, Gede Darmada, bëri me dije se viktimat janë katër gra dhe dy burra.

Ai gjithashtu tha se në këtë traget “KMP Yunice” u dhëtonin rreth 53 persona, ku 41 prej tyre ishin pasagjerë dhe ekuipazhi me rreth 12 persona.

Sipas mediave të huaja mësohet se ekipet e shpëtimit po punojnë pa u ndalur për të gjetur viktimat e mbetura në zonën përeth vendit të fundosjes.

Siç raportohet, anija u fundos rreth orës 19:20 sipas kohës lokale derisa ishte gati të ankorojë në limanin ‘Gilimanuk’ në Bali.

Anija u nis nga Ketapang, Java Lindore, për në ‘Gilimanuk’, Bali, si dhe thuhet se u tërhoq nga rrymat dhe më pas u fundos.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu