Hapësire reklamuese

Aktualitet

E RËNDË/ Djali rreh brutalisht me shkop babanë e tij në Roskovec, ndërron jetë 52-vjeçari (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Luar të Raskovecit.

Djali Erdis Rapi, 25-vjeç ka rrahur me shkop babain e tij, 52-vjeçarin Dhori Rapi.

Mësohet se si pasojë e goditjeve, 52-vjeçari ka ndërruar jetë në vend. Sipas njoftimit të policisë, 25-vjeçari është arrestuar dhe ndodhet në komisariat. 

Sot rreth orës 11:50, në fshatin Luar, Roskovec, në banesën e tij, shtetasi E. R., 25 vjeç, për motive të dobëta, ka goditur në kokë me sende të forta(shkop), babain e tij, shtetasin Dh. R., 52 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.Policia ka bërë të mundur kapjen e autorit dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Policisë”,- thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll