Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
28 %
3.6kmh
0 %
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
7 °
Enj
8 °
E diel, 23 Janar, 2022

E rëndë/ Aksident me vdekje në Korçë, mjeti bie nga ura, humb jetën 41-vjeçari

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur në Korçë.  

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Polenë, ku një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka rënë nga ura e fshatit.

Mësohet se ka ka humbur jetën shtetasi me iniciale, A.Z, 41 vjeç, banues në Korçë. 41-vjeçari u transportua për mjekim më të specializuar në Tiranë, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Ndërsa ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit tip Audi, shtetasi me iniciale T.B., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal të Korçës.

Informacion paraprak:

Më datë 08.08.2021, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Polenë, Korçë, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka rënë nga ura e këtij fshati, mjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin T. B. Për pasojë kanë marrë dëmtime drejtuesi i mjetit T. B. dhe shtetasi A. Z., rreth 41 vjeç, banues në Korçë, pasagjer në mjet, i cili pas mjekimit të marrë në Spitalin e Korçës, u transportua për mjekim të specializuar në Tiranë, ku ndërroi jetë. Drejtuesi i mjetit, ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img