Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
51 %
4.1kmh
0 %
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
3 °
E shtunë, 22 Janar, 2022

E rëndë, adoleshenti në Teksas ekzekuton anëtarët e familjes, fotot i hedh në rrjetet sociale, më pas vret edhe veten

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Teksas, ku një adoleshent ka vrarë prindërit dhe motrën e tij të vogël para se të postonte pamjet e tmerrshme në rrjetet sociale.

Por më pas 15-vjeçari vazhdoi ekzekutimet me dy qentë e shtëpisë dhe në fund vrau veten, kur erdhi policia.

William Quince Colburn 15 vjeç, vrau babanë Ëilliam Jr., 63 vjeç, mamanë Jana, e cila po festonte 53-vjetorin, dhe motrën e tij 13-vjeçare Emma, në atë që policia quante vrasje-vetëvrasje e trefishtë.

15-vjeçari postoi fotot e familjarëve të vdekur në rrjetet sociale dhe kërcënoi të sulmonte shkollën e tij.

Policia shkoi me urgjencë në shtëpinë në kompleksin Aransas Oaks në Ingleside, Texas.

“Oficerët dëgjuan një të shtënë dhe zhurmën e mbytur të një personi që ra në tokë”, shkruante departamenti i policisë së Texas Aransas.

Deklarata vazhdonte: “Në hymë me forcë dhe zbuluam imazhet makabre të shpërndara në rrjetet sociale”.

Në deklaratën e policisë thuhej më tej se william “kërcënonte të vazhdonte dhunën në zonën e shkollës”, mëngjesin e ardhshëm, të së premtes së 17 shtatorit 2021.

Policia është duke hetuar rastin tragjik dhe arsyet që e çuan adoleshentin drejt një veprimi makabër.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img